×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Clark: Qëndrueshmëria dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës duhet të shkojnë krah për krah

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me gjeneralin Ëesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë dhe anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Ky aktivitet u organizua në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 21-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, Clark tha se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik, duke ofruar paralajmërimet e para për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

    “Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha gjenerali amerikan.

    Duke adresuar rolin e Kosovës në çështjet rajonale dhe globale, gjenerali Clark theksoi rëndësinë themelore të sundimit të ligjit, duke i kërkuar Kosovës që “të jetë krenare për të, ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve”. Ai bëri thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe duke avokuar për transformimin dixhital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme.

    Duke folur për përmirësimin e klimës së biznesit, gjenerali Clark inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia, duke theksuar se, “Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”.

    Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Odës Amerikane në këtë rrugëtim si gjeneruese e propozimeve të politikave që nxisin investimet e huaja direkte.

    Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat. “Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë.”

    Krejt në fund, Clark foli për rëndësinë e kthimit të të rinjve në Kosovë, për të kontribuar me idetë e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Republika e Kenias ka njohur sot Kosovën. Osmani, ka falëneruar presidentin e Kenias, Ruto...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas njohës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Kenia-s, duke e cilësuar...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli shkruan se Kenia është një nga...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 26-vjetorin e vrasjes viktimat e regjimit serb në Krushë të Madhe. “Në Krushë...
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur të veprojë për dyshimet për manipulime në votat me postë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Driton Hyseni, ka bërë me dije se partia e tij nuk bën kompromise me postin e kryeministri...
    Lajme26 Mars 2025
    Për herë të dytë, Serbia ka ndaluar Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, të vizitojë Preshevën. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka...
    Lajme26 Mars 2025
    Instanca më e lartë gjyqësore, Gjykata Supreme, këtë të mërkurë (26.03.2025) pritet të dal me vendime mbi ankesat e subjekteve politike, për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.