Dy persona kanë rrahur rëndë një person mbrëmë, në Brezovicë. Personi që u bë për spital është ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi.
Nga lëndimet e marra Krasniqi fillimisht ishte dërguar në spitalin e Shtërpcës dhe pastaj ishte transferuar për në spitalin e Ferziajt.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia ka marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet në kërkim të personave të dyshuar.
Rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”.
“Më datën 26.08.2022, në ora 23:20, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Shtëprcë-Brezovicë një person me inicialet N.K (M/K) i moshës 54 vjeçar ka pësuar lëndime trupore, dyshohet nga dy persona të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari fillimisht për ndihmë mjekësore është dërguar në qendrën shëndetësore në Shtërpcë, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Ferizajt. Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuriria Themelore e Ferizaj i ka nisur hetimet në kërkim të personave të dyshuar. Rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor” Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli.