×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka pritet të ndodhë sot?

    FrontOnline
    31 Mars 2023
    • 11:00Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore.  (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

    • 11:00Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

    • 11:00Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë)

    • 11:00Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel) 

    • 12:15Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

    • 12:30Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) 

    • 13:00

      Përurohet hapësira e projektit “Rrugët për Fëmijë”, përreth shkollës fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin e asaj lagjeje. (Shkolla “Elena Gjika”, Prishtinë)
    • 15:00Qendra Mediale në Çagllavicë organizon diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pjesëmarrës do të jenë ambasadori i Francës, Olivier Guérot; ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde etj. (Çagllavicë)

    • 17:00Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel “Emerald”)

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.