×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka pritet nga takimi Bislimi-Petkoviq? Flasin analistët

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Takimi i fundit në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të emisarit sllovak, Miroslav Lajçak u mbajt më 23 tetor, ndërsa pas tetorit më 17 dhjetor u mbajt një takim tjetër.

    Pas takimeve të ndara që Bislimi dhe Petkoviq kishin pasur me emisarin Lajçak, u mbajt ai i përbashkët. Pas përfundimit të takimit trepalësh, kryenegociatroi i Kosovës, Besnik Bislimi tha se ka pajtim për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur.

    “Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai.

    Në anën tjetër, analistët në Kosovë kanë kritikuar vazhdën e takimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tyre s’ka asnjë progres, derisa deklaratat e Qeverisë se nuk do të bisedojnë në Bruksel me Serbinë deri në dorëzimin e terroristëve i vlerësojnë për konsum të brendshëm politik.

    Arifi: Bisedimet në Bruksel nuk do të sjellin zgjidhje pa një angazhim të BE-së

    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka komentuar sot takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai theksoi për “Front Online” se Kosova ka shkelur parimin e saj të parë, duke shpallur se nuk do të negociojë me Serbinë pa dorëzimin e terroristëve, ndërkohë që bisedimet janë të domosdoshme.

    “Kosova ka shkel parimin e parë se kanë deklaruar se pa u dorëzuar terroristët nuk do të bisedojmë me Serbinë”, u shpreh Arifi.

    Arifi shtoi se qasja e Kosovës duhet të jetë më e zgjuar, duke negociuar me Bashkimin Evropian për të siguruar përfitime konkrete nga zbatimi i marrëveshjeve.

    Bisedimet duhet të bëhet se Kosova duhet të tregohet palë e zgjuar por është qasje e gabuar se Serbia ka shkel marrëveshjen dhe nuk po e zbaton”, thotë Arifi.

    Ai nuk pret progres në takimet mes Kosovës-Serbisë për çështjen e dialogut.

    “Kosova duhet të negocioj me BE që nëse e zbatojnë marrëveshjen cili është përfitimi i Kosovës nga BE. Takimet nuk do të sjellin diçka konkrete”, shprehet Arifi.

    Muhaxhiri: Takimet Kosovë-Serbi në Bruksel pa rezultat, marrëveshja duket e pamundur

    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka folur lidhur me takimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut.

    Ai shtoi për “Front Online” se këto takime nuk pritet të sjellin vendime të rëndësishme, duke i cilësuar ato si formalitete.

    Sipas Muhaxhirit, konteksti aktual është negativ, pasi në Serbi po mbahen protesta studentore kundër presidentit Vuçiq, ndërsa në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore.

    “Takimet në Bruksel janë shndërruar në formalitet, nuk pritët ndonjë vendim i rëndësishëm, kur konteksti aktual është negativ se në Serbi janë duke mbajtur protesta studentore kundër Vuçiq, ndërsa në Kosovë ka filluar fushata zgjedhore dhe ndryshon qasja e Qeverisë ndaj dialogut”, shtoi ai.

    Ai theksoi se nuk ka asnjë shpresë për një marrëveshje të arritur, duke vlerësuar se ky proces është në rrezik të rezultojë i pamundur.

    “Nuk pritët asgjë e rëndësishme as nga ky takim as nga të tjerët. Do të vërtetohet që arritja e një marrëveshje është e pamundur”, deklaroi Muhaxhiri.

    Analisti Visar Xeni: Deklaratat e Qeverisë për dialogun janë për konsum politik

    Visar Xeni, analist politik ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e takimit të së martës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Xeni ka theksuar se ato nuk do të sjellin rezultate të prekshme.

    Sipas Xenit, aktualisht me Kosovën në prag të zgjedhjeve dhe Lajçak në fund të mandatit, nuk ka kushte për një angazhim serioz dhe të thelluar në negociata.

    “Këto takime as të minutave shtesë se as ekip nuk ka për të negociuar përderisa Kosova është në prag të zgjedhjeve, Lajcak në fund të mandatit”, thotë ai.

    Xeni shprehet se në të kaluarën, edhe kur kishte angazhim të madh diplomatik, këto takime nuk kanë rezultuar në arritjen e ndonjë marrëveshjeje konkrete.

    “Takimet e tilla s’kanë krijuar rezultat as kur ka pas angazhim më të madh të diplomacisë”, u shpreh ai.

    Analisti politik thotë se deklaratat e Qeverisë që s’do të ketë takime në Bruksel pa dorëzimin e terroristëve serb, janë për konsum politik.

    “Shpeshherë Qeveria ndryshe thotë për procesin e dialogut e ndryshe vepron siç është çështja e dinarit etj por këto mbetën për konsum të brendshëm politik”, përfundoi Xeni./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nëse merr drejtimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur shumë për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Uashingtonit gjatë katër viteve...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, i është përgjigjur deklaratës që kryeministri Albin Kurti kishte dhënë për televizionin publik, ku ky i...
    Të tjera
    Sport17 Dhjetor 2024
    Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një ceremoni që u mbaj...
    Sport17 Dhjetor 2024
    Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një ceremoni që u mbaj...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi që dyshohet se shtiu me armë në drejtim të zyrtarit policor në Pejë....
    Vip17 Dhjetor 2024
    Juli ka pasur një kërkesë të veçantë për Drilonin përpara se të niste sfida e gatimit të piteve sipas recetës së saj...
    Bota/Rajoni17 Dhjetor 2024
    Në nëntor, më pak njerëz aplikuan për azil në Zvicër. Janë dorëzuar gjithsej 2325 aplikime. Kjo është 26 për qind më pak...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka folur lidhur me takimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.