Kryeministri Albin Kurti dhe Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani paraditen e sotme po e kalojnë në Gërmi të Prishtinës, raporton Front Online.
Në fotot e siguruara nga Front Online, Kurti e Osmani shihet se janë në shoqëri të familjeve të tyre.
Kurti është i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, teksa shihet se Vjosën po e shoqëron bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.
Në foto shihen edhe momente të argëtimit në hapësirat e gjelbëruara të Gërmisë, raporton Front Online.
Vjosa Osmani e nominuar për Presidente nga koalicioni që e lidhën me Albin Kurtin, pritet të marr përkrahjen e deputetëve në një seancë të jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet javën që vjen./Front Online/