×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka po i kërkon Xhavit Haliti Vetëvendosjes? Këto janë kushtet për Presidentin

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar nëse kjo parti do të qëndrojë në sallë dhe do t’ia sigurojë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës.

    Në një prononcim për Front Online, Haliti ka deklaruar se mendon se është shumë që një parti e vetme t’i ketë të gjitha pushtetet.

    “Ne akoma si parti nuk kemi një vendim konkret çfarë do të bëjmë në seancën kur zgjedhet Presidenti ose kur do të mbahet ajo seancë, por unë personalisht mendoj që është shumë për të pasë në pushtet një parti e vetme për t’i pasë krejt pushtetet kryesore dhe mendoj që do të duhej me reflektu si parti dhe si subjekt vet Vetëvendosja që të jep një mundësi shtesë për njërin nga institucionet që ta ketë opozita ose në variantin tjetër të ketë një figurë unifikuese jashtë partiake e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Haliti për Front Online.

    I pyetur se e ka fjalën për pozitën e presidentit, Haliti nuk ka dhënë përgjigje konkrete, por ka shtuar se është e dëmshme për demokracinë që një parti t’i ketë tri pushtete.

    “Tani unë mendoj se është shumë, një vendosje e kontrollit të tri pushteteve dhe mendoj që nuk i bën mirë demokracisë dhe procesit në të cilin po ecim, por edhe në koordinimin do të thoja të politikës shtetërore që duhet të bëhet edhe në raport me opozitën edhe pozitën”, është shprehur Haliti për Front Online.

    Por, çka nëse ju ofrohet pozita e kryetarit të Kuvendit?

    Haliti edhe për këtë ka qenë i rezervuar në përgjigje.

    “Unë nuk jam sot për t’u përgjigjur në këtë pyetje, nuk po kushtëzoj dhe nuk është interes i imi personal, por unë mendoj që praktikat në vendet demokratike janë të tilla përjashto shtete presidenciale që kanë një mënyrë tjetër që pak a shumë pushteti qëndror duhet të jetë, s’kisha me thënë i kontrolluar sepse ata për t’a kontrollua ka republika parlamentare, por të jetë i balancuar”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

    Seanca e Kuvendit për konstituimin e institucioneve të reja do të mbahet më 22 mars./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Themelore e...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diskutimi për dashurinë ndaj prindërve ka vazhduar edhe më tej brenda shtëpisë së Big  Brother VIP Kosova. Ka qenë Vullneti ai që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë treguar romantikë gjatë ditës së sotme. Madje situata mes tyre duket sikur u nxeh për një moment, transmeton...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Bëhet...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.