×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka paralajmëroi Jakup Krasniqi një ditë më parë përmes poezisë së tij

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Ish-kryetari i Kovendit të Kosovës Jakup Krasniqi, sikur ta ndiente bastisjen nga Specialja ka publikuar dje në rrjetin e tij social “Facebook” një poezi të shkruar nga vet ai ku kërkon drejtësi

    “Pak drejtësi për vete dhe për timin komb”, thërret Krasniqi përmes vargjeve.

    Përmes kësaj poezie Krasniqi flet se drejtësia po bëhet nga pazarxhinj. Krasniqi radhit vargjet duke radhitur dhe të këqijat që karakterizojnë gjendjen aktuale që po mbretëron në Kosovë.

    Poezia e Krasniqit e postuar:

    PAK DREJTËSI, O NJERËZI

    Pak drejtësi kemi aq më pak njerëzi

    Kur lart na udhëheq ndonjë shpirtzi!

    Ju përgjërohem thellë o miqtë e mi

    Në këtë kohë të rëndë me pandemi!

    Janë ca tipa të vegjël po dhe axhaminj

    Ama drejtësinë ç’e bëjnë si pazarxhinj

    Nuk lënë gjë pa bërë veç për një pronë

    Kot i ndalon tani është bërë goxha vonë!

    Sikur nata sikur dita për këta matrapazë

    Pandemia po vazhdon për ta edhe cazë

    Pak drejtësi për vete dhe për timin komb

    Po nuk respektove tëndin je veç një snob!

    Bletët në koshere të huaja përditë shkojnë

    Mendojnë si mjaltin për vete ta grumbullojnë!

    Tokën që e punuam në kohë të vështira

    Përse e lamë krejt djerrë në kohë të lira?

    Dijen e shkencën përse aq pak i duam?

    Librat nga bibliotekat a thua ku i çuam?

    Sallave të fitnesit të gjithë janë harlisur

    Pa mend a thua ç’duhen muskujt e stisur?

    Të hesht nuk dua drejtësi vargjeve kërkoj

    Të lulëzuar atdheun tim thjesht e dëshiroj!

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.