×
  • Ekonomi
  • Banka

    Çka mund të ndodh me kursimet që kosovarët kanë nëpër bankat e Serbisë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Kosovarët rrezikojnë t’i humbin kursimet në bankat e Serbisë për shkak të heshtjes së institucioneve

    Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin mjetet e kursyera në bankat e Serbisë, përfshirë edhe ato të kohës së ish-Jugosllavisë, të cilat janë depozituar kryesisht gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Mirëpo, për shkak të mosangazhimit institucional të Kosovës, ato mjete rrezikojnë të humbasin.

    Qe dy muaj, Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë kthyer një përgjigje Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka propozuar që të themelohet një zyrë ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë për kursimet e tyre, e të cilat pastaj do të mund të dorëzoheshin në Beograd nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën, shkruan Koha Ditore.

    Afati që ka dhënë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për zbatim të këtij vendimi, sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është 23 dhjetori i këtij viti.

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, që nga e premtja e javës së kaluar nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës lidhur me këtë çështje. Dy institucione të tjera, angazhimin e të cilave e ka kërkuar Avokati, janë edhe Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës. E para ka thënë të mos i jetë përgjigjur, ndërkohë e dyta ka thënë se e ka ngritur këtë çështje duke i dërguar një letër Bankës Qendrore të Serbisë, në të cilën kërkohen shpjegime se në çfarë mënyre mund të kthehen ato mjete tek qytetarët e Kosovës. BQK’ja nuk ka marrë një përgjigje ende nga autoritetet e Serbisë. Nga Ministria e Financave, gazetës i kanë thënë se kjo çështje bie në fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe se ata janë të gatshme për të ofruar asistencë në këtë proces.

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proceseve politike të bërjes së Kosovës shtet, Lutfi Haziri,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.