×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çka importon Kosova nga SHBA-të? Mbi 500 milionë € importe për një dekadë, kërkohet rritja e vëllimit tregtar

    Aulona Konjuhi
    21 Maj 2024

    Vetëm gjatë 10 viteve të fundit Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore në vlerë prej hiç më pakë se 550 milionë euro. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera më e madhe e importit prej 94 milionë euro ka qenë në vitin 2021, deri sa vlera më e vogël e importit gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vitin 2018, ku nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore në vlerë prej 34.7 milionë euro, raporton Front Online.

    Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të BQK-së shihet se importet nga Amerika në vitin 2021 ishin 94 milionë euro, në vitin 2020 ishin 59,1 milionë euro. Në vitin 2019 ishin 46,2 milionë euro, në vitin 2018 ishin 35,7 milionë euro, në vitin 2017 ishin 35,8 milionë euro, në vitin 2016 ishin 55,6 milionë euro, në vitin 2015 ishin 37,5 milionë euro, në vitin 2014 ishin 62,7 milionë euro, deri sa në vitin 2013 ishin 52,5 milionë euro.

    Po ashtu bazuar në të dhëna të Doganës së Kosovës shihet se Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më së shumti ka importuar koks, e cila konsiderohet si naftë e pa përpunuar,  mish të pulës, por edhe mijëra produkte tjera ushqimore e jo ushqimore në sasi më të vogla, raporton Front Online.

    Zeka: Duhet të punohet më shumë në rritjen e importeve

    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar për Front Online se pavarësisht distancës gjeografike, ka bashkëpunim ekonomik të madh në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ai më tutje ka treguar se po punohet më shumë në rritjen e importeve nga SHBA në Kosovë.

    “Duhet punuar më tej në rritjen e vëllimit të importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqë Kosova dhe kompanitë kosovare duhet të dëshmojnë rëndësinë e partneritetit strategjik edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimet tregtare në veçanti. Shembulli i kompanive të cilat tashmë janë të angazhuara në tregti me SHBA-të dëshmon se distanca gjeografike nuk është një barrierë vendimtare. Ka një hapësirë të madhe të bashkëpunimit ekonomik, veçmas në industrinë e mbrojtjes dhe të sigurisë”, u shpreh Zeka.

    Por, në anën tjetër rënien e importit nga Amerika për në Kosovë njohësit e çështjeve ekonomike e kanë vlerësuar si shqetësim për ekonominë kosovare.

    Krasniqi: Prishja e marrëdhënieve SHBA-Kosovë ka ndikuar në import dhe eksporte

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi thotë se Qeveria me urgjencë duhet t’i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA-në.

    Ai ka radhitur shkaktarët që sipas tij, kanë ndikuar në rënien e importit dhe eksporteve me ketë shtet mik.

    “Unë mendoj se shkaktar i rënies së eksporteve dhe importeve në raport me SHBA-në janë disa faktor: Pandemia, po ashtu ⁠ka rënie të investimeve qoftë vendore qoftë nga jashtë, ⁠prishja e marrëdhënieve, apo mos bashkëpunimi i Qeverisë Kurti me SHBA-të, ⁠politikat fiskale jo të favorshme për prodhuesit vendor, ⁠lufta në Rripin e Gazës dhe në Ukrahinë, ⁠sanksionet Evropiane ndaj Kosovës etj. Urgjentisht Qeveria e Kosovës duhet të reflektoj ndaj Qeveris së SHBA-ve , pra t’i përmirësojë raportet, t’i zbatoj marrëveshjet e Qeverive te mëparshme si ato me MCC-në , t’i harmonizoj politikat ekonomike me SHBA”, deklaron Krasniqi.

    Shatri: Të shihet me shqetësim ulja e importeve dhe eksporteve

    Për uljen e importeve, por edhe eksporteve, si dhe investimeve amerikanë në Kosovë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri fajin e ka hedhur tek Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

    Ai ka thënë se deklaratat e pamatura të Qeverisë kanë ndikuar në klimën e të bërit biznes në vendin tonë.

    Më tutje Shatri e ka cilësuar të çuditshme dhe shqetësuese uljen e importeve nga Amerika në Kosovë.

    “Nëse nga një vend të ketë zbritje të investimeve dhe duhet të zbulohet pse. A është në pyetje ftohja e marrëdhënieve politike, raportet e Qeverisë Kurti me Qeverinë Amerikane dhe aleatët, deklaratat e pamatura të qeveritarëve tanë ndikojnë në klimën e të bërit biznes. Eksportin e importin e kemi pas të rritur e me zbrit nga një vend si Amerika është shumë e çuditshme. Po ashtu, duhet me pa me shqetësim uljen e remitenca dhe të tjerave nga një mik siç janë SHBA, kjo është si klimë që e kanë krijuar autoritetet tona”, ka thënë ai.

    Por, një opinion krejtësisht tjetër ka eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj.

    “Kosova nuk ka treg për bizneset nga SHBA për faktin që numri i konsumatorit është i vogël duke ditur fuqinë ekonomike të bizneseve nga SHBA”, ka thënë ai.

    Importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    2022                       72.0                       

    2021                       94.0

    2020                       59.1

    2019                       46.2

    2018                       35.7

    2017                       35.8

    2016                       55.6

    2015                       37.5

    2014                       62.7

    2013                       52.2

    Total:    550.7 milionë euro

     *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka pritur në takim një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Misionit...
    Lajme13 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka pritur në takim një ekip të ekspertëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Misionit...
    Lajme13 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, do të mbajnë...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se me rastin e dyvjetorit të ndarjë nga jeta të profesorit Sabahajdin...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar për takimin e radhës në kuadër të  fushatës zgjedhore për...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka komentuar tubimin e madh në Gjakovë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.