“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kreut të ekzekutivit nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas ceremonisë shtetërore dhe pas nderimit të himnit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-Kryeministri, Avdullah Hoti kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Hoti vazhduan në ambientet e zyrës së Kryeministrit, ku ish-Kryeministri i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij, si dhe ia dorëzoi raportin e punës së deritashme të Qeverisë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkohë, sot do të mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Republikës Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti./Front Online/