Tashmë është bërë e rëndomtë që në raste të vizitave të personave të afërt në “Big Brother” të dyshohet gjithmonë sa i përket mesazheve të thëna prej tyre.
Njëjtë ka ndodhur edhe mbrëmë kur hyri Elgit Doda, mik i Donaldit.
Ndjekësit kanë pikasur një moment gjatë përqafimit ku kompozitori i flet në vesh Donaldit.
“Je shumë keq” – dëgjohet ai sipas shumëkujt.
Mesazhet nga jashtë janë të ndaluara sepse mund të ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve brenda formatit “reality” ku banorët supozohen të mos kenë asnjë indikacion jashtë.
Për më tepër, kur kjo ndodh vetëm katër javë para finales, bëhet edhe më serioze.