Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Shpesh herë Bora merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk nguron që ti publikojë edhe në Instastory, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit.
Vetëm pak më parë moderatorja ka publikuar një video të makinës së saj nga jashtë, ku disa nga adhuruesit e saj, të cilët e kanë ditur se makina është e saj kanë shkruar dedikimet e tyre për Borën.
Kjo ndodh për faktin se makina ishte e pluhurosur (për të cilën Bora kërkon ndjesë) dhe e kanë pasur shumë të lehtë që të mund të shkruajnë me gishta mbi pluhur. Gjithsesi Borës i ka pëlqyer shumë dhe ndihet mjaft e lumtur për këtë gjest.
Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.
Mirëpo, padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube.
Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.