Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Podujevë, për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Në një nga takimet me qytetarë të Podujevës, në kuadër të fushatës zgjedhore, Albin Kurti ka treguar se cila është lidhja e tij familjare me bashkëpartiakun e tij, Glauk Konjufca.
“Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem”, ishte shpjegimi i Kurtit, që bëri qytetarët t’ia plasin të qeshurës./Gazeta Sinjali/