Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog, do të vizitojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, selektorin Bernard Challandes dhe lojtarët e Kosovës. (Ora 11:00)

Bëhet prezantimi i logos së re së FFK-së dhe fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 12:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizren, shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Reçanë. (Ora 12:00)
Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri” – Prishtinë, ora 13:00)./Front Online/