Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban konferencë për media me temën “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) mban edicionin e parë të Festivalit të Baballarëve në Kosovë. (“Kids Galaxy”, Fushë-Kosovë, ora 10:00)
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, në kuadër të Festës së Flamurit, hap ekspozitën në sheshin e qytetit me foto që vizualizon të kaluarën tonë dhe gjenocidin serb në Kosovë. (Sheshi i qytetit, Mehë Uka, ora 10:00)
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë-Prishtinë. (Fshati Llugë, Podujevë, ora 11:00)
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Naim Frashëri”, mban program kulturor-artistik me rastin e Festës së Flamurit. (SHFMU, “Naim Frashëri”, Prishtinë, ora 11:00)
Vendosja e gurëthemelit për ndërtimin e shtëpisë Muze për Heroin Fadil Vata. (Fshati Sallagrazhdë, Suharekë, ora 11:00)
Bëhet përurimi i objektit të QKMF-së në Rahovec. (Rahovec, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës – FSK-së. Merr pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kurse u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, do të ketë një video-adresim. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 12:00)
Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, organizon aksion për dhurim të gjakut. (Xhamia e Madhe, ora 12:30)
Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë “Agro Kosova Holding” në Suharekë. (Veraria “Agro Kosova Holding”, Suharekë, ora 14:00