×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: VV-ja s’ka dhënë konsensus as kur kemi shpallur pavarësinë, qesharake që po kërkon diçka të tillë

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke thënë se konsultimet që po bëhen me ftesë të kryesuesit Avni Dehari, janë jashtë mandatit të tyre, shkruan Gazeta Express.

    Ajo ka thënë se këto takimet të thirrura nga VV-ja, janë përpjekje e kësaj të fundit për të mbuluar dështimin e tyre për të arritur shumicën që duhet.

    Po ashtu, Çitaku ka thënë se është qesharake që VV-ja po insiston në konsensus kur, siç ka thënë ajo, VV-ja, nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë

    ‘‘Sigurisht ftesa erdhi ne adresë të PDK-së, nga ana e kryesuesit, duhet të qartësoj që takimet e tilla janë tërësisht jashtë mandatit tonë. Si deputetë të porsazgjedhur ne e kemi vetëm një detyrë të paraqitemi në seancë, që votojmë në një formë në një formë apo tjetrën, për propozimin për kryeparlamentar. Takimet e këtij formati janë përpjekje politike e VV-së për të mbuluar dështimin e tyre politik, për të arritur shumicën së nevojshme për të votuar kryeparlamentarin. VV po insiston në një lloj konsensusi, e kur vjen prej VV është pak qesharak sepse VV nuk ka dhënë konsensus as kur e kemi shpallur pavarësinë.  Është institucioni më i lartë i republikës, dhe ka përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe. U takon atyre, që të ndërtojnë koalicionin prej 61 deputetësh’’, ka thënë ajo mes tjerash.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.