Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadën në kuvend, duke thënë se kjo parti e ka shndërruar skenën parlamentare në teatër partie, dhe se, kuvendi i Kosovës sot u uzurpua.
Çitaku ka shkruar se miratimi i raportit kërkon shumicën e thjeshtë e jo konsensus.
‘‘Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin’’, ka shkruar ajo.
Postimi:
Sot, Kuvendi i Republikës u uzurpua.
LVV e shndërroi skenën parlamentare në teatër partie, duke pamundësuar zhvillimin e seancës sipas rregullores së punës. Rendi i ditës ishte i qartë: votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
Asnjë paqartësi, asnjë arsye për zvarritje. Për miratimin e këtij raporti kërkohet shumicë e thjeshtë, jo konsensus. Jo manovra politike. Jo skenarë të porositur nga lart.
Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.
Kjo është jo vetëm shkelje e rregullores, por një dhunim i vullnetit demokratik dhe institucional.
Kjo është marrezi.