×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku për Qeverinë Kurti: Të përfshirë në kartelin mafioz të energjetikës, çdo ditë skandale

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e lidhur këtë me një sërë skandalesh që, sipas saj, po godasin sektorin energjetik nën qeverinë Kurti.

    Në “Debat Plus”, Çitaku tha se rasti i Zeqirit është vetëm një hallkë në zinxhirin e aferave të ndërlidhura me energjinë elektrike.

    “Por, çfarë po shohim çdo ditë është shpalosje të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë në largim. Posaçërisht në fushën e energjetikës. Para se të mësonim për këtë shkarkimin sot, ne para pak ditësh kemi qenë dëshmitar të shtrenjtimit të energjisë elektrike nga ana e ZRrE-së, dhe kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që qytetarit të Kosovës i shtrenjtohet energjia elektrike”, ka thënë Çitaku.

    Çitaku kritikoi edhe vendimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se kjo është hera e tretë brenda mandatit të qeverisë Kurti që ndodh një gjë e tillë. Ajo rikujtoi publikisht edhe rastin e Martin Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, për të cilin ka pasur pretendime të shumta për përfshirje në kontrata të dyshimta energjetike, por që vazhdon të mbajë pozitën diplomatike.

    “Në fakt shenjat e para të qarte, të dukshme për përfshirjen e eksponentëve të lartë të VV-së në aferat të shumta të energjisë, e kemi parë që nga rasti i Martin Berishajt. Se këtu skandali po e zë skandalin, e po harrohet. Martini nuk është shkarkuar, ai vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci. Ngjashëm me pretendimet që u shpalosën mbrëmë në studio, është edhe kompania e zotit Berisha, as ai nuk ka zyre, punon vetë, përfiton kontrata multimilionshe, ndërmjetëson kontrata multimilionëshe, tërheq miliona euro para kesh, nuk dihet ku i çon. Pra e kemi rastin e Nagip Krasniqi, përfshirje e ngjashme e drejtpërdrejtë proceduarat e tenderimit për kontratat multimilionshe. Kemi përfshirjen e drejtpërdrejt edhe të kryeministrit edhe të ministrave në një grup WhatsApp. Këto skandale po e shpërfaqin hipokrizinë e kësaj kaste qeverisje dhe përfshirjen tyre në kartelin mafioz në fushën energjisë elektrike”, ka shtuar Çitaku.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.