Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani.
Batatina zgjodhi t’iu përgjigjet kritikave të Krelanit me gjuhë ofenduese në emisionin “Sporti në KTV” të dielën mbrëma, për të cilën është kritikuar ashpër dhe është bërë thirrje që ndaj tij të merren masa ndëshkuese, shkruan FrontOnline.
“Në gazetari ti mund të palosesh gazeta ose të pastrosh, por jo ta analizosh futbollin në këtë mënyrë… po të isha menaxher i juaji do të të lija të palosesh vetëm gazeta… Niveli juaj nuk është i nivelit të një gazetareje, së pari, duke filluar nga dukja”, i kishte thënë Batatina Krelanit.
Ndërkaq, Çitaku ka reaguar ashpër, derisa ka kërkuar nga FFK-ja të marrë masa.
“Neveritëse deri në palcë gjuha e trajnerit Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani. Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësie duhet të ndëshkohet. Qëndresa kur po e kqyrim naj lojë bashkë?”, ka shkruar Vlora Çitaku në “Twitter”./FrontOnline/
Neveritëse deri në palcë gjuha e trajnerit Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani.
Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësije duhet të ndëshkohët.
Qendresa ❤️ kur po e kqyrim naj lojë bashkë?
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) April 12, 2021