×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Biden nuk e lëviz Ambasadën e SHBA-ve nga Jerusalemi, këtë nuk duhet ta bëjë as Kosova

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka  reaguar ndaj zërave të fundit se një Qeveri e re e dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të mund të ndryshonte vendimin lidhur me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se njohja nga Izraeli është arritur në Shtëpinë e Bardhë.

    “Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thotë ndryshe, gabon keq”, ka shkruar Çitaku, transmeton Telegrafi.

    Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

    “E para dhe më e rëndësishmja, çështjet e politikës së jashtme, posaçërisht ato në të cilat është i përfshirë aleati ynë kryesor, nuk do të duhej asnjëherë të shndërrohen në tema elektorale. Rreth tyre do të duhej të kishim konsensus.

    Njohja nga Izraeli është arritur në Shtëpinë e Bardhë.

    Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thotë ndryshe, gabon keq. Në fakt, formalizmi i marrëveshjes së njohjes mes Kosovës dhe Izraelit ka ndodhur me 1 shkurt 2021, me facilitimin dhe mbështetjen publike të Administratës së Presidentit Biden.

    Vet Sekretari Amerikan i Shtetit, Z.Blinken, ka deklaruar publikisht që SHBA-të nuk do ta lëvizin Ambasadën e tyre nga Jerusalemi. Për më tepër, Kosova nuk ka zhvendosur Ambasadë nga Tel Aviv. Kosova po hapë për herë të parë Ambasadë në Izrael.

    Secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne.

    Nuk do të doja asnjëherë që Kosovën ta shoh në listën e shteteve që nuk u përmbahen zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Çitaku.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka bërë një diskutim të ndjerë me Kevinin për jetën e tij. Ai ka folur...
    Vip15 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti sonte ka pranuar një dron. “Krenar me ty”, shkruhej në dronin për Gjestin, përcjell Klankosova.tv....
    Vip15 Nëntor 2024
    Teksa Vullneti ka qenë i shtrirë në shtrat, Gresa e ka gjuajtur me faculeta. Ndërkaq, Vullneti me shaka ka thënë se po...
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.