×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cili qumësht ngadalëson dhe cili përshpejton plakjen?

    FrontOnline
    25 Qershor 2021

    A konsumoni qumësht me një përqindje më të lartë ose më të ulët të yndyrës? Shumë kanë përshtypjen se mendimi rreth konsumit të qumështit ka ndryshuar shumë – dikur rregulli ishte që një ditë nuk mund të kalojë pa qumësht, ndërsa sot ky qëndrim ka ndryshuar në mënyrë drastike, transmeton FrontOnline.

    Nutricionistja Jenny Champion beson se qumështi i lopës me një përqindje më të lartë yndyre bën pjesë në grupin e ushqimit të ekuilibruar, karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, por sigurisht që duhet të keni kujdes edhe me këtë ushqim: “Për një person të shëndetshëm, rekomandohet që ai të pijë ndonjëherë një gotë qumësht, por asnjëherë të mos pijë dy ose më shumë gota në ditë. Ai gjithashtu duhet të jetë i moderuar në këtë ushqim”, thotë Champion. Aknet, puçrrat dhe plakja e përshpejtuar e lëkurës mund të shkaktohen pjesërisht duke pirë shpesh qumësht.

    Kjo dëshmohet nga studimet e kryera në Universitetin Brigam Jang nën udhëheqjen e Profesor Larry Tucker, në të cilat morën pjesë rreth 5800 qytetarë amerikanë dhe treguan të dhëna shqetësuese. Gjegjësisht, rezultatet e një studimi të kryer gjatë viteve zbuluan se konsumimi i qumështit ka një ndikim të rëndësishëm në trupin tonë – nga shfaqja e puçrrave, përmes procesit të plakjes, deri në shfaqjen e kancerit. Qumështi i plotë përshpejton plakjen dhe mund të ndikojë në shfaqjen e kancerit në trup, janë rezultatet e studimeve të kryera nga ky hulumtim. Sidoqoftë, profesori paralajmëroi se kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së konsumuari qumësht, por zgjidhni atë me përqindje më të ulët të yndyrës. “Është për t’u habitur se sa e rëndësishme dhe e madhe është ndryshimi në organizëm nëse përdoret qumësht me më pak yndyrë dhe ai me më shumë yndyrë”, shpjegoi profesori./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Vip27 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë së fundmi e ftuar në “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini. Së bashku me një grup...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës të 9 shkurtit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shpallur konkurs të brendshëm për gjashtë pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, tri prej të...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Sport27 Nëntor 2024
    Me golin e sulmuesit të Kosovës, Eliot Bujupi, Stuttgarti U19 ka kaluar në epërsi ndaj Cërvena Zvezdës. Ndeshja e xhiros së pestë...
    Sport27 Nëntor 2024
    Edon Zhegrova është njëri prej sensacioneve të futbollit evropian në këtë edicion. Ylli kosovar është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.