Schalke 04 sot gjatë ditës njoftoi se nuk do të këtë zgjatje të bashkëpunimit me Shkodran Mustafin.
Mbrojtësi shqiptar do të largohet si lojtar i lirë nga skuadra gjermane, pas përfundimit të sezonit.
E ardhmja e 29-vjeçarit raportohet se mund të jetë Superliga e Turqisë.
Fenerbahce thuhet se ka shprehur interesim për ish-mbrojtësin e Arsenalit, teksa rol në transferimin e tij mund të luaj edhe Mesut Ozil, pasi lojtarët kanë raporte tejet të mira mes vete.
Shkodran Mustafi thuhet se është edhe në radarin e Galatasarayt. /Zeri.info