×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cili është shkaku që ju dhemb balli sa herë që hani diçka të ftohtë?

    FrontOnline
    10 Nëntor 2021

    Dhimbja e kokës pasi të këni ngrënë akullore, nuk ka të bëjë aspak me akulloren. E gjitha është rezultat i ftohjes së qiellzës tuaj.

    Dhimbje të tilla të kokës ndodhin sa herë që hani ose pini diçka të ftohtë shumë shpejt dhe zgjasin kryesisht rreth 20 sekonda. Ngrënia e ushqimit të ftohtë ngadalë, mund t’i japë kohë qiellzës suaj që të ftohet normalisht dhe të përshtatet me temperaturat e ulëta pa shkaktuar dhimbje koke.

    Sipas klinikës Mayo, mekanizmi i saktë që çon në dhimbjet e kokës pasi të keni ngrënë akullore nuk dihet aktualisht, por besohet se dhimbja e kokës është një rast i dhimbjes së referuar.

    Kur qiellz e gojës ftohet shumë shpejt, sinjali i dhimbjes që ndjehet në gojë kalon në nervin trigeminal, i cili më pas e kalon atë në tru ku përpunohet dhe përjetohet.

    Nervi trigeminal ‘ndjen’ dhimbje nga e gjithë fytyra dhe balli, kështu që kur mbingarkohet, dhimbja nga goja juaj duket se vjen nga balli.

    Dhimbjet e kokës nga akullorja mund të shmangen duke ngrënë ushqime të ftohta ngadalë, duke e lënë ushqimin e ftohtë të ngrohet përpara se ta hani atë, ose duke hedhur pak ushqim të ftohtë në gojë përpara se të konsumoni pjesën tjetër, në mënyrë që të ndihmoni qiellzën tuaj të përshtatet.

    Nëse ndodhin, këto dhimbje koke mund të lehtësohen duke shtypur gjuhën tuaj të ngrohtë në qiellzën e gojës për ta ngrohur atë, ose duke pirë një pije të ngrohtë.

    Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers
    Nga: Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në West Texas A&M University.
    Përkthyer nga: Shkendije Berisha /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. E në fjalën e saj para mediave, ajo tha se para...
    Lajme28 Nëntor 2024
    28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë duke thënë se po e...
    Sport28 Nëntor 2024
    Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Afro 5 milionë fëmijë sudanezë kanë humbur pothuajse gjithçka dhe janë detyruar të ikin nga vendi, në atë që tani është kriza...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.