×
  • Lajme
  • Lajme

    Cilët deputetë të LDK-së nuk do të qëndrojnë në sallë kur votohet Vjosa Osmani?

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur që të qëndrojë në sallë në ditën kur votohet ish-bashkëpartiakja e tyre, Vjosa Osmani, për presidente të Kosovës.

    Por, jo të gjithë deputetët e LDK-së do ta bëjnë një gjë të tillë.

    Front Online merr vesh se ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu është i vendosur që mos ta votojë Osmanin për presidente të Kosovës.
    Njejtë si Veliu pritet të veprojë edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ende nuk ka dalë me qëndrim të prerë në lidhje me këtë çështje.

    Pa këto tri vota, LDK-ja nuk do të mund t’i garantojë Vjosës më shumë se 12 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit, kur do të votohet ajo për presidente, vota këto të pamjaftueshme bashkë me votat e Vetëvendosjes dhe votat e disa deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe.

    Me votat e VV-së(58), LDK-së (12) dhe gjitha votat e deputetëve nga radhët e komuniteteve joserbe(9), pa votën e deputetit Adem Hoxha i cili ka koordinim të ngushtë me Listën Serbe, Osmani nuk do të mund t’i sigurojë më shumë se 79 vota.

    Për t’u votuar presidente i duhen së paku 80 deputetë të pranishëm në seancë, prandaj asaj i duhet ta siguroj së paku edhe një votë shtesë, nëse të gjitha tjerat i ka të sigurta.

    Burimet e Front Online thonë se Osmani dhe Kurti janë duke u munduar t‘i bindin deputetët Adem Hoxha dhe Xhavit Haliti. Ky i fundit më 22 mars e ka votuar Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ndonëse PDK-ja nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

    Përndryshe, nëse sigurohen 80 votat e nevojshme, seanca për votimin e presidentit do të thirret nga 6 prilli 2021 e tutje.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.