×
  • Lajme
  • Lajme

    “Cilësia e ujit në bunare dhe puse nuk është e sigurt”, priten reduktime në furnizim

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe KRU “Prishtina” sh.a kanë thënë se vlera e shtuar e turbullirës po ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues, andaj edhe do të aplikohen reduktime të furnizimit në orare të caktuara.

    Nga KRU “Prishtina’ dhe IKSHPK kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në shfrytëzimin e ujit dhe kurësimin e tij, derisa kanë thënë se uji në bunare dhe puse nuk është i sigurt.

    “Luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurt e posaçërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi”, thuhet për media.

    Njoftimi i plotë:

    Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilësinë e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.

    Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tash cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu.

    Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione/reduktime me orar të caktuar.

    Në këtë situatë, qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit. Bunaret / puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim.

    Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurtë e posaqërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi.

    IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

    IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.