×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Cilat janë simptomat e tumorit në tru?

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Kur tumoret e trurit janë shumë të vogla, disa njerëz mund të mos përjetojnë asnjë simptomë sepse ato janë aq minimale sa nuk vihen re.

    Ndërsa tumoret e trurit rriten, shenjat dhe simptomat mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nga vendndodhja e tumorit brenda trurit, madhësia e tij dhe sa shpejt rritet, shkruan The Independent.

    Disa nga shenjat dhe simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga tumoret e trurit përfshijnë dhimbjet e kokës, konvulsionet si dhe vështirësi në të menduarit, të folurit ose gjetjen e fjalëve. Edhe ndryshimet në personalitet ose sjellje, vështirësitë me ekuilibrin ose marramendjen, ndryshimet shqisore si vështirësi në dëgjim, vështirësitë në shikim ose humbjet e nuhatjes janë po ashtu simptoma të tumorit të trurit.

    Po ashtu, pjesë në këtë listë bën edhe humbja e kujtesës, konfuzioni në çështjet e përditshme ose çorientim si dhe lodhja dhe dobësimi i muskujve.

    Shenja dhe simptoma të tjera të mundshme mund të përfshijnë lëvizje jonormale të syve, probleme me gëlltitjen, probleme me ecjen, dobësi ose rënie të njërës anë të fytyrës, humbje të oreksit ose humbje peshe dhe të folur të paqartë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Lifestyle15 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 15 prill 2025 nga Christine Haas Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe të matur. Nuk...
    Lifestyle11 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 11 prill 2025 nga Christine Haas Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do...
    Të tjera
    Kronika17 Prill 2025
    Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë nën dyshimin për organizimin e skemave piramidale. Bëhet e ditur se pjesë e aksionit policor...
    Lajme17 Prill 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së...
    Lajme17 Prill 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka paralajmëruar se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump do ta përmbysin tregtinë ndërkombëtare këtë vit, duke...
    Lajme17 Prill 2025
    Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i ekzekutivit përfundon me...
    Lajme17 Prill 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.