Edhe pak ditë me datë 5 tetor, nis reality show “Big Brother VIP”.
Një nga emrat e konfirmuar nga Prive që do të jenë pjesë e shtëpisë së fashme është Albërie Hadërgjonaj.
Ajo që nuk dihej ishte se edhe këngëtarja Linda Halimi e kishte marrë në konsideratë pjesëmarrjen, mirëpo ajo kishte pasur edhe një kërkesë jo të zakontë – ta merrte edhe vajzën e saj me vete.
Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj.
Sakaq, e pyetur nga Alban Ramosaj në komente se a do të jetë pjesë e emisionit, ajo u përgjigj se këtë vit jo.
“Jo këtë vit! Nuk mund të qëndroj 100 ditë pa pagesë! Nuk kishte asnjë ofertë pagese, vetëm “shpresë” për të fituar 100 mijë euro, dhe unë kam fatura për të paguar…”, i ishte përgjigjur këngëtarja.