Sot, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, raporton FrontOnline.
Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.
Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme.
Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.
Pas pranimit në UEFA dhe në FIFA, Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë më 3 qershor.
“Dardanët” ishin përballur me Ishujt Fare në Frankfurt të Gjermanisë, ku kishin fituar me rezultat të pastër, 2:0.
Golat për Kosovën i shënuan Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani. Goli i parë ishte shënuar në minutën e 44-t përmes Albert Bunjakut.
Për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës kishin ardhur një numër i madh i bashkatdhetarëve, gjë e cila reflektoi edhe te lojtarët që u angazhuan nga minuta e parë e deri në fund./FrontOnline/