Shoqata Amerikane e Trupave Shtetëror (AAST) ka hapur edhe një herë “konkursin e saj vjetor të bukurisë”.
Por nuk bëhet fjalë për ndonjë konkurs bukurie të djemve apo vajzave, por të veturave të policisë.
Kështu, aty janë vënë “përballë njëra-tjetrës” disa vetura të tilla.
Në mesin e konkurrentëve, ka një grup modelesh nga të rrallët në të zakonshëm – Ford, Dodge dhe Chevrolet.
Është interesante se vetëm një shtet – Masachusetts – zgjodhi të konkurrojë me një automjet plotësisht elektrik, duke shfaqur Ford Mustang Mach-E pranë një helikopteri. /Telegrafi/