×
  • Auto
  • Auto

    Cila është kompania që po konkuron fuqishëm Teslën

    FrontOnline
    04 Janar 2024

    Në Kinë ajo tashmë ka arritur të kapërcejë Volkswagern si marka më e njohur në vendin e saj vitin e kaluar. Globalisht, në tremujorin e fundit të 2023, ajo arriti të kapërcejë Tesla dhe të bëhet kompania me më shumë shitje të automjeteve thjesht elektrike. Duhet theksuar se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, shitjet e Teslës ishin pak më të larta se ato të BYD dhe tani ekspertët vlerësojnë se prodhuesi kinez i automjeteve mund të dominojë konkurrentin e tij amerikan edhe në vitin 2024. Kjo kryesisht për faktin se tregu i Kinës ka rritur ritmin.

    Shitjet e automjeteve me energji të reja, të cilat përfshijnë hibride plug-in, u rritën 37 për qind nga viti në vit në 11 muajt e parë të 2023, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave. Më shumë se një në tre makina të shitura në Kinë ishin elektrike.

    Suksesi i BYD në vendin e saj e ka vënë atë në krye të garës së automjeteve elektrike. Po kush është kompania që ka arritur të krijojë gjithë këto suksese për emrin e saj?

    Themeluesi i kompanisë është 57-vjeçari Wang Chuanfu. BYD bleu një prodhues automobilistik të dështuar në pronësi të shtetit në 2023 dhe prezantoi hibridin e tij të parë plug-in, të quajtur F3DM, në 2008. Automjeti tërhoqi komente negative dhe shiti vetëm 48 automjete në vitin e parë të lëshimit.

    Pavarësisht klimës “të ftohtë” me të cilën u përball, koha e sezonit mund të konsiderohet ideale. Në atë kohë Kina filloi të subvencionojë blerjen e makinave plug-in. Qeveria kineze ka shtrirë subvencionin në shumë qytete dhe provinca, me lehtësira taksash për konsumatorët dhe stimuj të mëdhenj për prodhuesit.

    BYD, një nga kompanitë e pakta që mund të prodhonte bateritë e veta, ishte në gjendje të përfitonte. Përpara se të hynte në industrinë e automobilave, ishte furnizuesi kryesor kinez i baterive litium-jon për Motorola dhe Nokia në fillim të viteve 2000./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas protestës së opozitës, ku pati incidente mes protestuesve dhe policisë....
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie. Në...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Klubin futbollistik Prishtinën Përfaqësuese të Kosovës në kohët kur Kosova nuk mund të kishte Përfaqësuese.  Shefi i...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend Xuxi nuk ka qenë në gjendje të mirë. Kjo për shkak të mungesës së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.