Së pari ata të dy u takuan fiks pas 64 ditësh, prej se Donaldi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme ‘BBV’-së.
Produksioni kishte përgatitur një ‘lojë’ për banorët duke i zëvendësuar binjakët për disa çaste, për të parë se a do të arrijnë ata ta njohin Romeon.
Gjatë ndërrimit të rrobave, Romeo i dhuroi atij 20 mijë lek shqiptare duke i thënë se duhet ta mbaj deri në finale.
“Ia vendosa në xhëp, por ma zbuloi surprizën të ma dërgoj këtë 20-she deri në finale”, u shpreh Romeo.
Romeo u zbulua shpejt nga banorët sepse ishte Einxhel ajo që dyshoi pasi i njihte binjakët.