Kanë kaluar gati tetë vjet që nga aksidenti i Michael Schumacher ku pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit.
Shumë pak është treguar dhe folur për gjendjen e tij shëndetësore gjatë këtyre viteve. I vetmi informacion u botua nga mediat në Gjermani, ku ish-piloti i Formula 1, u transferua nga spitali për në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.
Gazeta prestigjoze ‘Focus’ tha se kurrë nuk do të jemi në gjendje ta mësojmë shëndetin e ish-kampionit botëror në Formula 1.
Kjo gazetë tregon edhe dy arsyet pse familja e Schumit ka vendosur të mos-flasin.
E para është që Schumacher pësoi një dëmtim shumë të ndërlikuar në tru, saqë edhe mjekët më të mirë në këtë fushë nuk mund të jepnin një prognozë të besueshme.
Një arsye tjetër është se familja do të duhet ta informojë publikun çdo ditë nëse do të bënte herën e parë.