×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila është arsyeja e vërtetë që u tërhoq nga gara për kryetar të LDK-së? Flet Anton Quni

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit ka treguar arsyen e vërtetë të tërheqjes nga gara në momentet e fundit.

    Në një prononcim për Front Online, Quni i është përgjigjur atyre të cilët kanë thënë se tërheqja e tij ka qenë taktikë në mënyrë që delegatët e tij ta votojnë Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së.

    I pyetur se a është e vërtetë kjo, Quni pa dashur të japë përgjigje direkte, ka thënë se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar procesit zgjedhor.

    “Unë i kam ndihmu procesit, me qenë sa më demokratik dhe lideri i ardhshëm i LDK-së me u zgjedh përmes procesit demokratik”, ka thënë Quni për Front Online.

    E, gjatë ditës së djeshme në media është raportuar që Quni do të jetë pjesë e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Për këtë ka thënë se nuk është diskutuar ende, por ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çfarëdo detyre që i jepet nga kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku.

    “Jo ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Natyrisht që do ta marr çdo detyrë që jepet me përgjegjësi dhe nëse e vlerësoj që mund t’ia dal. Jam i gatshëm t’i marr detyrat që mi jep kryetari, Kryesia e LDK-së”, është shprehur Quni për Front Online.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë me dijë se Kryesia e LDK-së, mund të zgjedhet jgatë kësja jave por mund të ndodhë edhe në fillim të javës së ardhshme.

    “Sa t’i përmbylli konsultimet, mund të jetë këtë javë, por edhe në fillim të javës së ardhshme. Këto gjëra do ti bëj publike njerëzve të mi, të konsultohem me Këshillin. Unë e propozoj kryesinë, por edhe e dyta Këshilli i Përgjithshëm mund të propozoj një të tretën të anëtarëve të Kryesisë. Jam i interesuar që të kem mendje kritike, jo me kritiku por që mendojnë, që kanë ide të qarta dhe në fund e nxjerrim një të përbashkët”, ka deklaruar Abdixhiku.

     

    Abdixhiku tregon se kur do të zgjedhet Kryesia e partisë

    Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 14 mars më 191 vota, duke lënë kështu mbrapa dy kandidatët e tjerë Lutfi Hazirin i cili fitioi 116 vota dhe Besian Mustafa 16 vota./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.