Një cigareshitës nga Peja e ka gjetur një kuletë në të cilën kishte para dhe dokumente personale. Ai e ka dërguar kuletën në Policinë e Pejës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bënë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera. Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitës) ka gjetur një kuletë në rrugën ‘Eliot Engel’, tё cilën e ka sjellë në Stacionin Policor Pejё”, ka bërë të ditur Policia e Pejës në një njoftim për media.
Policia ka bërë të ditur se është identifikuar pronarja e kuletës dhe është ftuar në stacion policor për ta marrë atë.
“Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njëjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letërnjoftimin dhe dokumentet tjera. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim..