Dustin Johnson dhe Paulina Gretzky janë martuar. Sipas “People”, çifti u martuan zyrtarisht në një ceremoni romantike në Tenesi para miqve dhe familjes së tyre.
Dasma u mbajt në një pronë prej 4200 hektarësh në Malet Great Smoky.
Përpara se Gretzky të ecte në altar të shtunën, ajo ndau në Instagram një shënim të shkruar nga partneri i saj.
“Paulina, ti je dashuria e jetës sime, po numëroj sekondat derisa të martohem me ty”, thuhej në shënim.
Johnson dhe Gretzky filluan të takoheshin në vitin 2013 dhe shpejt njoftuan fejesën e tyre atë verë. Çifti ka dy djem, Tatum, 7 vjeç dhe River, 4.