Çifti i njohur, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, kanë njoftuar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Për ndarjen kanë njoftuar vetë çifti, duke publikuar një deklaratë të përbashkët nëpër llogaritë e tyrë në Instagram.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes tonë romantike, por dashuria për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë sikur shokë të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi shokë të ngushtë, kështu që e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur tutje”, thuhet në deklaratën e çiftit.
Ndryshe, ata kanë qenë në lidhje për më shumë se dy vjet dhe kanë qenë prej çifteve më të famshme. Ata kanë realizuar edhe disa këngë bashkë.