Këngëtari Nick Jonas dhe aktorja dhe ish-Miss Bota, Priyanka Chopra, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Çifti befasoi fansat me një postim në rrjetet sociale ku zbuluan se nëna e tyre surrogate kishte sjellë në jetë një fëmijë. “Jemi të gëzuar të njoftojmë se kemi lindur një fëmijë nga shtatzënia me nënë surrogate”, shkruan ata.
Nuk dihet gjinia e të porsalindurit, por Six shkruan se bëhet fjalë për vajzë. Deri në lindjen e fëmijës, çifti fshehu informacionin se ata ishin në pritje të një fëmije, dhe Priyanka vetëm tha në një intervistë për Vanity Fair javën e kaluar se ata donin të bënin fëmijë. Chopra dhe Jonas, i cili është dhjetë vjet më i ri se ajo, janë të martuar prej tre vitesh./FrontOnline/