Viti 2022, ka qenë një vit me plotë surpriza për disa nga personazhet publik në vendin tonë.
Disa nga ta provuan ndjesinë dhe morën epitete prindërore.
Shpat Kasapi
Këngëtari Shpat Kasapi mori epitetin e babait për herë të parë nga djali i quajtur Roel.
Arbana Osmani
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, mori epitetin e nënës për herë të tretë, por për herë të parë nga një vajzë e quajtur Zoi, shkruan “Kosovarja”
Arian Agushi
Këngëtari Arian Agushi ose Gold Ag, në këtë vitë u bë baba për herë të dytë me një djalë të mrekullueshëm.
Dojna Mema
Moderatorja e njohur shqiptare u bë nënë me një djalë, kjo ishte dhurata më e bukur që mund ti sillte ky vit
Robin dhe Marigona Krasniqi
Çifti i njohur dhe shumë i përfolur Robin dhe Marigona morën epitetin prindër për herë të parë nga djali i quajtur Mayson.
Einxhel dhe Dj Dagz
Çifti i njohur Einxhel dhe Dj Dagz javë më parë u bënë prindër. Ata nuk publikuan ndonjë fotografi me foshnjën por burimet tona kuptojnë se ai është shëndosh e mirë dhe çifti po e shijon epitetin e ri, shkruan “Kosovarja”
Këtu morëm disa nga çiftet më të për folura atë vitit 2022, duke iu dëshiruar shëndet e jetë të gjatë së bashku me fëmijë