×
  • Opinione
  • Opinione

    “Cicmici” i Vuçiçit dhe opozita e Shaipit

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Qeveria e Serbisë nuk do të ketë shumë emra të panjohur në politikë. Ka mandatin më të shkurtër dhe qeverisjen më stabile më një shumicë absolute. Si u bë që deputeti shqiptar Shaip Kamberi u bë shef i opozitës dhe sa mund të ndikoj kjo situatë në një zgjidhje për Kosovën?

    Nga Idro SEFERI

    Zakonisht në konferencat e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, nuk shkoj. Arsyet janë të thjeshta, rrallë ndodh që ajo do të ketë një gjë për mediat e huaja. Kështu në punë zakonisht shkohet tek presidenti, Alleksandar Vuçiç. Këtu fuqia e tij mund të matet si e një burrështetasi vendimtarë, I cili nuk I ik punëve, por del qoftë me popullin në kohë krizash, heqje dëbore apo ndihmë në terren e deri tek trafo stacionet siç ishte rasti I para një javë diku në qytezën malore të Sjenicës kur presidenti ua rregulloj me një telefonatë një lagjeje të fshatit rrymën për shumë kohë. Rrugën u tha më vonë!

    Kjo ndarje e pushteteve mediatike që njëri është me rëndësi, por tjetri mund të shërbej për gjëra të brendshme, ka qenë e vjetër në Serbi edhe para pushtetit të presidentit të tanishëm. Besoj se askujt në Serbi aq shumë, por as në rajon nuk i kujtohet kush është Mirko Cvetkoviq. Por, në fakt ky ekspert ekonomie ka qenë para një dekade kryeministër i Serbisë. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Por, i tërë ky pushtet ka dy pjesë dhe efekte: e para imazhi se si duket publikisht dhe si duket ideja e ikonografisë politike apo kultit. Gjithsesi, Serbia duket se do të ketë qeverisjen më të shkurtër pasi pas një viti e pesë muajsh, do të ketë sërish zgjedhje. Vuçiç e sqaroi këtë gjë edhe me kritikat, por edhe si një mandat të shkurtër reformash. Plani i dytë në renditjen e punëve të rëndësishme ishte Kosova. E i pari ishte lufta kundër mafias! Presidenti serb tha se lufta kundër korrupsionit, shantazhit ekonomik dhe mafias do të jetë e pamëshirshme. “Duhet ta shkelim gjarprin në kokë…”, tha Vuçiç me një ton serioz dhe dramatik. Tek ata që janë kundër figurës së tij kjo u duk qesharake.

    ë, Ivica Daçiç, do të dilte në krye të kuvendit disi ndoshta për ta neutralizuar një kohë nga diplomacia, por edhe nga ndikimi i drejtpërdrejt në politikën aktive. Grupi I vetëm i deputeteve në opozitë është koalicioni I shqiptarëve dhe ai I boshnjakëve të “Vetëvendosjes” së Sulejman Ugljanin të Novi Pazarit. Realisht debate I vetëm në Kuvend që u zhvillua ishte në mes të deputetit nga Bujanoci, Shaip Kamberi, me përfaqësuesit e pozitës dhe me vet Daçiç. Kjo polemikë rreth arsyes se përse grupi parlamentar I shqiptarëve nuk do ta votoj për kryetar të parlamentit ishin të numërta, por shumica kishin të bënin me të kaluarën e Daçiç që nga Millosheviçi, shlyerja e shqiptarëve nga regjistri i adresave, mohimi I krimeve në Kosovë dhe qëndrimet e tij lidhur me pakicat. Këtu përfundoi gjithçka dhe më nuk pati shumë polemika.

    Opozita në Serbi, ajo që bojkotoj zgjedhjet, do të jetë të paktën deri me 3 prill të vitit 2022 në rrugë dhe nëpër selitë e partive të tyre politike. Por, ndikimin në politikë bërje dhe në demokracinë parlamentare do të jetë i munguar. Ky sistem nuk i duhet shumë as presidentit që përkundër kompromisit total mundohej të nxiste pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje në mënyrë që të fitonte turpshëm për ta. Por, tani është kuptuar edhe nga raporti I progresit, por edhe situata e momentit se parlamenti do të duhet të flas diçka dhe se kjo politikë mbase nuk funksionon tërësisht. Gjithsesi, deri në kthimin e opozitës në parlament dhe kalimin e pragut prej 3 për qind për disa grupe të tjera, do ti ngelet Shaip Kamberit, të jetë shef i opozitës në Serbi. Të paktën asaj zyrtare.

    Shqiptarët ishin ftuar për konsultimet e para tek presidenti Vuçiç, por që pas takimeve të para ata nuk u ftuan më. Shqiptarët po shpresonin se do të merrnin një ministri ose të paktën kryesimin e agjencisë siç është trupi koordinues për jugun që merret drejtpërdrejt me këto komuna. Zgjedhjet lokale në Bujanoc që partinë e Vuçiç e nxorën në krye, por që shqiptarët e lanë në opozitë ndikoj në këtë mundësi.

    Mund të ishte një shqiptarë ministër në Serbi dhe kjo të mos ndikonte negativisht? Patjetër që po. Por, në atë kohë për pushtetin mund të kishte pak pakënaqësi, kurse para të huajve Vuçiç do ta përfitonte edhe një pikë respekti. Ndoshta një pjese nuk u pëlqen gjendja politike në Serbi, por të huajt e duan Vuçiç pasi mund të kryej punë si person i vetëm. Në shtet e tjera ka më shumë shefa. Këtë një vit e gjysmë ka pushtet të votoj dhe në parlament nëse ka zgjidhje përfundimtare me Kosovën. Shaipi mund të luaj rol të rëndësishëm në pozitën e shefit të opozitës, por besoj se këtu as ai nuk kundërshton.

    (Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)

    Nga Rubrika
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Opinione26 Dhjetor 2024
    Shkruan: Lutfi Dervishi Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti je i vetmi që mban ende premtime në këtë nahinë tonë,...
    Opinione25 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Nuk mund të mohohet se Partia Demokratike ka realizuar edhe protesta të mëdha, sa i përket pjesëmarrjes së publikut....
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Mëngjesin e sotëm, Driloni dhe Rovena e nisën me një bisedë të gjatë mes tyre. Ata diskutonin për konkurrentët e shtëpisë më...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Mëngjesin e sotëm, Sara dhe Xheneta e nisën me një përplasje të fortë. “Je besëpreme”, i tha kështu Sarës, Xheneta, transmeton Klankosova.tv....
    Vip27 Dhjetor 2024
    Djemtë e shtëpisë më të madhe në vend, kanë organizuar sot një lojë. Loja quhet “kampionati i rrotës”, ndërsa nga dy djem...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Pas një lojë të ashpër, fitues i “kampionatit të rrotës”, është shpallur Driloni. Ishte ai dhe Gjesti që mbetën në ‘finale’, ku...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Gresa kanë diskutuar rreth Prime-it të sotëm. Ato diskutonin se çfarë mund...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara se të largohet nga Kosova. Hovenier ka thënë se ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.