Sipas të gjitha gjasave, Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio gjatë këtij afati kalimtar veror.
Klubi italian e transferoi sulmuesin e Kosovës verën e vitit të kaluar, duke paguar 18.5 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, futbollisti prizrenas nuk e justifikoi shumën e paguar për të.
Gazetari i “Sky Sport”, Rudy Galetti ka zbuluar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e ka njoftuar agjentin e Muriqit se ai nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit.
Me gjasë, Muriqi do të rikthehet sërish në Turqi.
Atje, për Muriqin kanë shprehur interesim Besiktasi dhe Galatasaray./FrontOnline/