Modelja Chrissy Tygen (35) arriti të zemërojë sërish ndjekësit e saj. Modelja e njohur sërish ka arritur të tronditë publikun me një postim të ri në Instagram, pasi disa të mëparshmet janë kritikuar nga publiku i gjerë.
Përkatësisht, Chrissy Tygen u mburr në Instagram me video materiale dhe foto të versionit të saj të serialit koreano-jugor “Squid Game”, ku hasi në një numër të madh të dënimeve.
Në postimin e saj kontroverse, modelja shkroi se ëndrra e saj për të parë miqtë e saj duke luftuar deri në vdekje u realizua dhe se ajo shijoi një festë luksoze këtë fundjavë.
“Mendoj se e keni humbur pikën e serisë”, shkroi një komentues. Një tjetër shtoi: “Pse njerëzit e pasur e humbasin gjithmonë çështjen?”./FrontOnline/