Chrissy Tigen, një modele dhe autore e kuzhinës, u kthye së fundmi në mediat sociale pas një pauze që bëri kur u zbulua se ajo i dërgoi yllit të realitetit Courtney Stoden, mesazhe ofenduese përmes Twitterit në vitin 2011.Në cicërimat e diskutueshme, Chrissy mes tjerash shkruajti: “Të urrej”, “Shko flejë përgjithmonë” dhe “Mezi pres që të vdesësh”.
Modelja pretendon se “ajo nuk është më personi që shkroi ato gjëra të tmerrshme” dhe se ajo “mori terapi”. Në postimet e mëparshme, modelja shkruajti se kanë kaluar disa ‘javë shumë poshtëruese në të cilat nuk ka kaluar asnjë moment në të cilin ajo nuk ndjente një peshë të fortë pendimi për gjërat që tha në të kaluarën’. Ditët e fundit, modelja ka shpërndarë kryesisht foto nga Italia me shoqëruesit e saj, të gjitha pas skandalit për dhunën në internet nga viti 2011./FrontOnline/