Ylli i realitetit Khloe Kardashian dhe basketbollisti Tristan Thompson nuk janë më në lidhje, raportojnë mediat amerikane. “Ata u ndanë disa javë më parë, transmeton FrontOnline. Ata do të qëndrojnë në miqësi dhe do të vazhdojnë të kujdesen për vajzën e tyre True së bashku”, i tha një burim anonim revistës ‘Us’. Burimi theksoi se “ndarja kaloi paqësisht, pa dramë” dhe se, “Khloe dhe Tristan thjesht nuk patën sukses së bashku”.
Kujtojmë, pasi njoftuan në 2016 se ishin së bashku, ata bënë një vajzë, True, në prill 2018. Edhe pse dukej se çifti ishte i lumtur dhe i dashuruar, Tristan e tradhtoi Khloe me disa gra të ndryshme disa ditë para lindjes së fëmijës së tyre të përbashkët, dhe gjithçka u regjistrua në video. Khloe kaloi shpërthimin e tij, por një tjetër tronditje pasoi. True ishte 10 muajsh. Thompson mashtroi përsëri Chloe me Jordin Woods, e cila ishte shoqja më e mirë e motrës së Khloe, Kylie Jenner. Pas kësaj, Khloe dhe Tristan u ndanë, por ata u pajtuan përsëri në gusht 2020. Dhe tani vjen ndarja e tyre përfundimtare./FrontOnline/