Specialisti i Restomod American Legends Builds (ALB) prezanton një Chevrolet Corvette C2 të modifikuar të viteve gjashtëdhjetë, në të cilën do të instalojë edhe një motor Lamborghini V10.
ALB do ta realizojë këtë projekt me ndihmën e stilistit Karan Adivi, ndërsa premiera është paralajmëruar për panairin e radhës SEMA.
Makina gjithashtu mori elemente moderne (si fenerët LED), ndryshime rreth parafangove, rrotave, vijës anësore, vijës së xhamit, si dhe dritave të pasme që tani shtrihen në të gjithë pjesën e pasme.
Ndryshime ka edhe në frenat dhe pezullimin, ndërsa sa i përket motorit, bëhet fjalë për një V10 5.2 litërsh nga Gallardo LP 560-4 e Lamborghini me 560 kuaj fuqi dhe 540 Nm. Me të, Corvette C2 do të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në më pak se 4 sekonda./FrontOnline/