Bëhet fjalë për një makinë që i është sekuestruar një krimineli. C7 Corvette Z06 është veshur me “rroba policie”, ka marrë dritat e policisë dhe do të përdoret në shërbim të qytetarëve, si dhe për qëllime promovuese.
Pasi makina u sekuestrua, paratë për modifikimet u siguruan nga Fondacioni i Sherifit të Qarkut Escambia, një organizatë jofitimprurëse që mbështet oficerët e policisë, inkurajon përfshirjen e komunitetit dhe promovon sigurinë publike.
Makina fuqizohet nga një motor 6.2-litërsh V8 me supermbushje që zhvillon 650 kuaj fuqi dhe 880 Nm çift rrotullues, dhe në këtë rast është çiftuar me një transmision manual me shtatë shpejtësi./FrontOnline/