Chelsea ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj rivalit për top katërshe, Leicester Cityt.
“Blutë” e Londrës triumfuan me shifrat 2-1 ndaj “Dhelprave”.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërkohë që ajo u zhbllokua vetëm tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë.
Mbrojtësi gjerman, Rudiger realizoi për Chelsean në portën e zbrasur pasi topi i devijuar nga një nga bashkëlojtarët e tij erdhi në këmbët e gjermanit.
Për 2-0 u përkujdes italiani Jorginho që nuk gaboi nga 11 metërshi.
Leicester City u mundua të kthehej në lojë me golin e Iheanachos 14 minuta parafundit por ajo ishte krejt çfarë bën.
Chelsea me këto tre pikë bën hap të madh për të siguruar zonën Champions pasi ndodhen në vendin e tretë me 67 pikë.
Leicester City është i katërti me një pikë më pak kur ka mbetur edhe një xhiro drejt fundit.