Chelsea e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në derbin lokal ndaj Fulhamit.
Në “Stamford Bridge”, skuadra e Thomas Tuchelit ishte nikoqir i Fulhamit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 34-t në Premierligën angleze i takoi “Të Kaltërve” me rezultat të pastër, 2:0.
Dygolëshi i Kai Havertzit (’10,’49) ia dhuroi tri pikë të arta Chelseat.
Me këtë fitore, Chelsea “blindon” pozitën e katërt në tabelë me 61 pikë të tubuara.
Kurse, Fulhami mbetet në vendin e 18-të me 27 sosh./FrontOnline/