Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit te “Dardanët” pas ndeshjeve të muajit mars.
Në muajin mars, Kosova zhvilloi tri ndeshje, ku u mund nga Suedia dhe Spanja si dhe fitoi ndaj Lituanisë, shkruan FrontOnline.
Në këto tri ndeshje mungoi kapiteni Amir Rrahmani, derisa për të Challandes thotë se kishte mundësi të luante ndaj Spanjës, por që Napoli nuk pranoi.
“Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin”, ka thënë Challandes në “Rubikon”.
“Nuk dyshoj se ai dëshironte të luajë këtë ndeshje. Të gjithë Muriqi, Rashica të gjithë donin të luajnë”, shtoi ai./FrontOnline/