Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me San Marinon.
“Dardanët” janë nikoqirë të San Marinos nesër pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan FrontOnline.
Në listën e të ftuarve mungon ylli i Baselit, Edon Zhegrova, derisa për mungesën e tij është justifikuar Challandes.
“Detyra ime si trajner është të bëj përzgjedhjen e lojtarëve. Ftojë lojtar që janë të përshtatshëm për momentin e caktuar. Edon Zhegrova nuk është në listë. Kjo është arsyeja”, deklaroi ai para gazetarëve./FrontOnline/