Kosova nesër nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore brenda 3 ditë.
Pas San Marinos që e luajti të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku e fitoi me rezultat 4:1, Dardanët nesër do të luajnë me Maltën sfidë kjo që luhet në Austri.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e sotme për shtyp nga Austria, ka thënë se edhe kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për t’i parë disa lojtarë të ri.
“Është një ndeshje e mirë për disa lojtar të ri por kjo nuk nënkupton se do ta marrim si të lehtë. Lojtarët që janë në fushë duhet të japin maksimumin dhe të tregojnë seriozitet shumë të madh në fushë.
Pra edhe pse është vetëm ndeshje miqësore ne kërkojmë maksimumin dhje sigurisht hymë për fitore”, ka thënë ndërë të tjera Challandes.
Të kujtojmë se për këtë sfidë, trajneri zviceran në bankinën e Kosovës ka liruar Vedat Muriqin dhe Samir Ujkanin ndërsa nga kampi për shkak të lëndimit është larguar Lorik Emini.